Ivica Daçiç provokon sërish: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën, s’mund të na sfidojnë ne

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ivica Daçiç provokon sërish: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina të njohë Kosovën, s’mund të na sfidojnë ne

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë sot se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ndër të tjera Daçiç ka shtuar se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që BeH të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiç për mediat serbe.

Deklarata të tilla nga Daçiç janë bërë të vazhdueshme.

Advertisement

Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka lobuar që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy