“Jam krenare për vajzën time”, nëna e Monika Kryemadhit del nga SPAK: U pyeta për shtëpinë, e kam blerë vetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam krenare për vajzën time”, nëna e Monika Kryemadhit del nga SPAK: U pyeta për shtëpinë, e kam blerë vetë

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi ka qenë sot në SPAK ku ka dëshmuar për pasurinë e saj të paluajtshme.

Për gazetarët, ajo tha se hetimet janë sulme politike, pasi vajza e saj ka denoncuar aferën e inceneratorëve, teksa shtoi se për shtëpinë që ka, ka punuar dhe e ka siguruar.

Asaj madje i kanë sekuestruar edhe telefonin, por thekson se nuk kanë për të gjetuar asnjë gjë.

Jam mamaja e Monikës. Të gjitha transaksionet janë kryer me bankë. Unë kam ndihmuar gjithmonë vajzën time. Jam krenare për vajzën, e di nga e kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. Unë nuk kam kompani 5D apo 8D. Kjo histori është politike. Dhashë sqarime për shtëpinë që kam, se skam qenë pa shtëpi unë. Më thonë që me një pension 160 mijë si u bëre me shtëpi, unë s’kam qenë pa shtëpi. Telefoni im nuk ka asnjë gjë, s;kam bërë tendera”, tha Fatime Kryemadhi./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy