“Jam pjesë e këtij populli, jo i katapultuar”/ Alimehmeti: Votuesit s’kanë pasur asnjëherë zgjedhje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam pjesë e këtij populli, jo i katapultuar”/ Alimehmeti: Votuesit s’kanë pasur asnjëherë zgjedhje

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është pjesë e primareve të PD për Bashkinë e Tiranës, ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në Spotlight në Vizion Plus, ku ka folur për synimin e tij për garën e 14 majit 2023.

 

Alimehmeti tha se ai vetë nuk është i katapultuar në politike, por vjen në këtë garë si një qytetar i thjeshtë.

 

Advertisement

Ai shton se të ardhmen e tij dhe familjarëve ta ndërtojë në kryeqytet, ndërsa theksoi se qytetarët nuk kanë pasur asnjëherë zgjedhje dhe ofertë për të ardhmen e tyre.

 

“Unë jam pjesë e këtij populli, nuk jam i katapultuar. Votuesi nuk ka pasur asnjë herë zgjedhje, nuk ka pasur oferta.

 

Advertisement

Unë kam vendosur të ndërtoj jetën time dhe familjes në Tiranë.

 

Kemi një proces primaresh që do përfundojnë në 4 dhjetor 2022. Ky proces vjen pas një mbështetje të madhe njerëzish që duan ndryshim.

 

Advertisement

Në të gjitha sferat brenda PD, jashtë PD madje edhe në krahun e PS marrim mesazhe që nuk duan njerëz politik për bashkinë”, tha Alimehmeti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy