Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës, gjithmonë duhet të jemi bashkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jashari: Kënaqësi kur e shoh Ushtrinë e Kosovës, gjithmonë duhet të jemi bashkë

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në ceremoninë që është mbajtur në kazermën “Adem Jashari” për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ndjehet krenar me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Jashari gjatë fjalimit të tij ka bërë thirrje për unitet duke potencuar se kosovarët duhet të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë që t’i arrijnë qëllimet e tyre shekullore.

“Është kënaqësi kur e shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar, duke falënderuar Zoti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe gjitha shtetet mike që ne e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë dhe kjo do të qëndrojë sa të ketë jetë populli kosovarë ‘dem-baba-dem’”, ka pohuar Jashari.

“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe krenarë, dhimbjen do ta hedhim sepse liria i mund të gjitha, vetëm duhet të kemi gjuhë të përbashkët, të bashkëpunojmë që t’i arrijmë qëllimet shekullore”, ka shtuar ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy