“Jemi në dijeni që po joshen dhe frikësohen gjyqtarë”/ Kim: Tentativa për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi në dijeni që po joshen dhe frikësohen gjyqtarë”/ Kim: Tentativa për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur edhe një herë mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi.

 

Përmes një postimi në Tëitter, ambasadorja Yuri Kim është shprehur se SHBA është në dijeni të përpjekjeve për të “joshur dhe frikësuar” gjyqtarët në mënyrë që mos ndëshkohen të fuqishmit.

 

Advertisement

Por, ka ardhur koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor, thekson ambasadorja, duke shtuar se SHBA po e ndjek nga afër procesin.

 

Jemi në dijeni të shumë përpjekjeve për të joshur apo frikësuar gjyqtarët & prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në pandëshkueshmërinë për të fuqishmit, domethënë, për të zvarritur Shqipërinë pas në të kaluarën.

 

Advertisement

Është koha të thyejmë zakonet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, as të qëndrojë në një vend”, shkruan Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy