“Jemi në emergjencë për punëtorë”, bizneset e turizmit kërkojnë ndihmën e universiteteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jemi në emergjencë për punëtorë”, bizneset e turizmit kërkojnë ndihmën e universiteteve

Në një kohë kur zhvillimi i turizmit në vendin tonë po merr vëmendje të shtuar në sigurimin e standarteve, bizneset shohin si shqetersim mungesen e fuqisë punëtore, jo vetëm të kualifikuar.

Në këto kushte, është kërkuar që shkollat të ndihmojnë duke ndjekur modelin e universitetit të Durrësit.

“Mungesa e fuqisë punëtore po ndihet gjithandej dhe ne e kemi emergjente këtë. Kemi kërkuar kryesisht në shkollat e mesme profesionale por edhe në arsimin e lartë, duam që të paktën tre muajt e vitit, qershor-korrik-gusht të bëhen pushime në mënyrë që gjithë këta nxënës dhe studentë ti vijnë në ndihmë jo vetëm bizneseve por edhe familjes. Gati 75% e të gjithë bizneseve në fushën e turizmit janë biznese familjarë. Pra një nxënës që mbaron shkollën në fudn të korrikut nuk i vjen dot ën ndihmë as familjes së tij jo më të punojë diku tjetër”, tha Zak Topuzi, kryetar i shoqatës së hoteleri turizmit

Rektori i universitetit të Tiranës, gjithashtu nënvizoi nevojën që diploma e studentëve të gjejë zbatim në tregun e punës.

Advertisement

“Ne nuk jemi të kënaqur vetëm me diplomimin e studentëve tanë por atë diplomë ta përdorin në profesionin e tyre. Kjo duhet të jetë diçka e qëndrueshme dhe jo sporadike. Bashkëpunimi treg-sipërmarrjje-arsim i lartë garanton që këta studentë nesër të jenë të punësuar dhe ekspertët e së ardhmes”, tha Artan Hoxha rektor i Universitetit të Tiranës.

Panairi i Punës në Fakultetin e Ekonomisë bëri bashkë më shumë se 60 kompani nga sektori bankar, konsulenca, telekomunikacioni, inovacioni, turizmi, si dhe shoqatat e bizneset, ku një tjetër problematikë që mori vëmendje ishte edhe mospërputhja e aftësive me nevojat e tregut./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy