“Jo politikës së ndasisë”/ Rama në Lushnje, vlerëson kandidaten Eriselda Sefa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jo politikës së ndasisë”/ Rama në Lushnje, vlerëson kandidaten Eriselda Sefa

Në 6 mars, lushnjarëve u kërkoi të mos e humbasin mundësinë për të sjellë në krye të bashkisë socialisten Eriselda Sefa. Të rinjve kryeministri Edi Rama u la si porosi të bashkohen për t’i thënë jo politikës së ndasisë, siç prezantohet para elektoratit Partia Demokratike, mes Luzim Bashës që kërkon të mbajë karrigen e kryetarit dhe Sali Berishës që kërkon t’ia marrë.

 

 

Pjesëmarrjen në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Lushnjes dhe votën për kandidaten socialiste,  Edi Rama e quajti si respekt edhe për të gjithë ata ukrainas që sot nuk mund ta bëjnë për shkak të luftës atje.

Advertisement

 

 

Në shenjë solidarizimi, të rinjtë lushnjarë mbanin fjongon me ngjyrat e flamurit ukrainas, për të cilën kryeministri u tha se duhet të mësoni të vlerësoni atë që bashkëmoshatarët tuaj nuk e kanë, lirinë.

 

Advertisement

 

Pas takimit me të rinjtë, kryeministri Edi Rama u ndal në Lushnje edhe në një takim për Këshillimin Kombëtar.

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy