Juglindja vuan për energji/ Ngricat kanë dëmtuar shumë prej linjave elektrike 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Juglindja vuan për energji/ Ngricat kanë dëmtuar shumë prej linjave elektrike 

Në juglindje të vendit, reshjet kanë vijuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa në lartësite mbi 900 metra mbi nivelin e detit, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm.

 

TONIN FRROKU

GAZETAR

Advertisement

 

“Për shkak të reshjeve të dëborës ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë administrative Dardhas dhe Çërravë në bashkinë e Pogradecit. Edhe në fshatrat e njësisë administrative Çlirim të Kolonjës. Në mënyrë të veçantë në fshatin turistik të Voskopojës, në 48 orët e fundit ka patur shkëputje të herëpasherëshme të energjisë elektrike.”

 

 

Advertisement

Në akset Korçë – Dardhë, Korçë – Voskopojë rrugët janë të kalueshme por ndalohet qarkullimi i mikrobusëve në pikën turistike të Dardhës.

 

Të izoluara për shkak të daljes së përroit si dhe rënies së shkëmbinjve janë fshatrat Dushar dhe Zerec në bashkinë e Maliqit.

 

Advertisement

Për shkak të ngricave, autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me zinxhirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy