Kamioni përplaset me veturën, plagoset gruaja me dy fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kamioni përplaset me veturën, plagoset gruaja me dy fëmijë

Tre persona u plagosën në një aksident në aksin Korce – Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet i vogel është përplasur me nje kamion dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Për pasojë janë plagosur një grua dhe dy fëmijë.

Sipas të dhënave të para fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa gruaja ka marrë dëmtime më të mëdha.Te tre ndodhen ne spitalin e Korçes nen kujdesin e mjekeve.

Korçë/Informacion paraprak

Advertisement

Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy