Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Lushnjën: Qytetarëve iu bëhet presion, demokratët janë të bashkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Lushnjën: Qytetarëve iu bëhet presion, demokratët janë të bashkuar

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Lushnjë, Eduard Sharka, në një intervistë për Vizion Plus ka treguar pikat kryesore të programit të tij për këtë zonë.

 

Çfarë premtoni nëse fitoni me 14 maj?

 

Advertisement

“E para është ndryshimi i mentalitetit të administratës publike, premtojnë një bashki me dyer të hapura me nënpunës që janë shërbëtorë të mirë publik, që kanë vullnetin dhe devotshmërinë për t’iu shërbyer qytetarëve, si përkundrazi ka ndodhur deri më tani që qytetarët kanë gjetur një bashki me dyer të mbyllura. E dyta do të ketë një ndryshim në cilësinë e vendimmarrjes, do ketë transperencë, konsultime publike dhe vendimmarrjet do iu përkasin qytetarëve. Asnjë vendim nuk do të merret pa u diskutuar me grupet e interesit. Programi ynë ka një sërë priotitetesh në infrastrukturën e qytetit dhe zonës rurale, kemi investime konkrete”, tha ai. “Kemi një park të gjelbërt për qytetin, që i mundon qytetit të Lushnjës, kemi një infrastrukturë e kanalizimeve të ujërave të zeza që sot derdhen në përroin e qytetit. Synimi im është që i gjithë rrjeti i Lushnjës të derdhet në një pikë dhe aty të kemi mundësinë të bëjmë një impiant pastrimi, sepse qyteti i Lushnjës është një zonë bujqësore dhe shkaktojnë problem ujrat e ndotura që dalin nga qyteti”, shtoi ai duke shtuar se ky projekt do përfshijë dhe fshatrat. “Ne kemi bërë një invetar të rrugëve dhe 40% e tyre janë të shkatërruara, ne do të ndërhyjmë. Këto do të jenë prioritetet e vitit të parë të mandatit”, theksoi Sharka.

 

Lushnja qeveriset prej disa mandatesh nga e majta, besoni se do ia dilni të bëni ndryshimin në 14 maj?

 

Advertisement

“Jemi të sigurtë. Këtë e shikojmë në sytë e bashkëqytetarëve tanë. Alternativa jonë nuk është thjesht për të ndryshuar disa njerëz që kanë 16 vjet që shërbejnë, që janë lodhur dhe do vijnë disa tjerë për të kryer të njëjtat punë, por është një alternativë me objektiva të qarta për të ndryshuar qytetin, Bashkinë e Lushnjës dhe njerëzit kanë arritur ta kuptojnë, pavarësisht vështirësive që kemi pasur në komunikim. Gjithë njerëzit që ne takojmë të nesërmen iu gjendet një i afërm që është i lidhur në marrëdhënie punësimi me bashkinë apo qeverinë dhe iu bëhet presion. Gjithsesi ne kemi shkuar derë më derë duke shpalosur programin, duke shpërndarë objektivat tona kemi arritur të komunikojmë dhe e shikojmë në fytyrat e njerëzve, në mimikë që Lushnja e do ndryshimin”, tha ai.

 

Mendoni se do të ndikojë negativisht edhe në Lushnjë përçarja e PD?

 

Advertisement

“Jo, ne në Lushnjë nuk kemi përçarja. Jam kandidat i opozitës, unë jam në fushatë me deputetin, Saimir Korreshi dhe gjithë eksponentët e opozitës erdhën në Lushnjë dhe ofruan mbështetjen për figurën time dhe demokratët janë të bashkuar”, theksoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy