Kandidati i PD për Kuçovën: Gjashtë muajt e parë zero taksa lokale për bizneset e reja, program për punësimin e të rinjve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidati i PD për Kuçovën: Gjashtë muajt e parë zero taksa lokale për bizneset e reja, program për punësimin e të rinjve

Kandidati i PD për Bashkinë Kuçovë, Ilirjan Koxhaj, ka ndarë në Vizion Plus programin e tij elektoral nëse do të votëbesohet si dhe klimën elektorale në këtë zonë.

 

Çfarë iu nxiti për të marrë pjesë në këtë garë, ku opozita është e përçarë me dy kandidatë në Bashkinë e Kuçovës?

 

Advertisement

“Unë jam i lindur dhe i rritur në qytetin e Kuçovës, i rritur në një familje me tradita qytetare dhe qyteti im ndodhet në pikën më kritike, jo vetëm qyteti por e gjithë Shqipëria, por sidomos qyteti im Kuçova. Biznese që mbyllen çdo ditë, fermerë që braktisin pronat e vreshtat e tyre, të rinj që nuk kanë projekte për të jetuar në Shqipëri e Kuçovë. Përballë kësaj situate unë e stafi im nuk mund të qëndronim duarkryq e të shikonim që kjo situatë të bjerë në gjendje të lirë. Kjo situatë nuk na lejon që të bëjmë llogaritë se a është ky momenti që të kandidojmë apo nuk është momenti për të kandiduar, ndaj u ulëm dhe vendosëm programin tonë dhe po ndajmë vizionin tonë me qytetarët”, tha ai.

 

Cilat janë pikat kryesore të programit tuaj elektoral?

 

Advertisement

“Prioritetet tona do të jenë infrastruktura, hapësira për tregjet bujqësore dhe nxitja e punësimit. Në pamje të parë duket si retorikë, sepse të gjithë kandidatët, deputetët premtojnë të njëjtëj gjë, por ne kemi të qartë vizionin si do ti bëjmë këto gjëra. Ne synojmë që fermeri jonë të dalë me markë e të synojë tregun e Perëndimit, ku është një treg i sigurt dhe shitet me ccmim të lartë, ku nuk ka mundësi që 1 apo 2 persona të vendosin çmimin për fermerët. Bashkia do të jetë aty për t’i ndihmuar këta fermerë të shesin me nivel të ulët dhe do t’i asistojë ata të lidhin kontrata me biznese europiane. Përveç infrastrukturës rrugore e disa urave që janë emergjente, këtu në qytetin e Kuçovës kemi dhe ish-përpunimin e naftës, që është një vënd shumë i ndotur, i braktisur është një hapësirë e rrezikshme për qytetarët tanë. Kemi projekte që do i paraqesim në BE e do të marrim fonde për rehabilitimin e asaj zone”, tha ai. “Çdo biznes që do hapet në Kuçovë, gjashtë muajt e para taksat lokale do të jenë 0, për bizneset aktuale që do marrin një 1 të punësuar shtesë, gjashtë muajt e parë bashkia do të paguaj sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për këta të punësuar, të rinjtë e të rejat që duan të marrin një profesion, bashkia do të subvencionojë profesione të lira falas, të certifikohen dhe të jenë gati për tregun e punës”, shtoi ai duke theksuar se do të nxisë gratë e vajzat të lidhin kontratat pune.

 

Sa mendoni se e favorizion kandidatin e PS ndarja e votave të opozitës mes dy kandidatëve në Kuçovë?

 

Advertisement

“Ne kandidojmë me program dhe ne do fitojmë”, theksoi ai.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy