Kandidon për kryetar të PD/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kandidon për kryetar të PD/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e datës së zgjedhjeve

Ibsen Elezi ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të marrë pjesë në garën e 22 majit për kreun e ri të PD.

 

Në një dalje për mediat, Elezi ka kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve për 14 ditë.

 

Advertisement

Elezi në një deklaratë për mediat, ka kërkuar largimin nga komisioni për numërimin e votave të deputetes Albana Vokshi si dhe anëtarit të Komisionit të Rithemelimit Eno Bozdon.

 

Elezi ka hedhur akuza të forta duke thënë se Vokshi dhe Bozdo janë të implikuar në vjedhjen e votave në zgjedhjet e 13 Qershorit.

 

Advertisement

“Largimin nga komisioni elektoral Albana Vokshi dhe Eno Bozdon si persona të manipuluar në zgjedhjet e fundit. Kjo jo vetëm si garanci për procesin. Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me afat 14 ditor. Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta”, tha Elezi gjatë prezantimit të platformës së tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy