“Luli është tre herë më dobët”/ Ibsen Elezi: PD të futet sa më shpejt në një proces zgjedhor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luli është tre herë më dobët”/ Ibsen Elezi: PD të futet sa më shpejt në një proces zgjedhor

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar situatën politike, në një kohë kur në 6 bashki u zhvilluan zgjedhjet për kryetar bashkie.

 

Në studion e 7pa5, Elezi theksoi se kryeministri Edi Rama nuk vjedh vota, por sipas tij ai manipulon opinion public.

 

Advertisement

“Rama nuk vjedh më në proces votimi, ai manipulon opinion publik para se të shkojë te kutia e votimit. PS ka ndërtaur jë ndertëse kartoni, duket e fortë por po ta prekësh është karton, kaq është PS”, tha Elezi.

 

Ai theksoi se PD duhet të futet sa më shpëjt në një proces zgjedhor të plotë. Sipas Elezit, vrasje e opozitës largon më shuëm njerëz sesa politkat e Edi Ramës.

 

Advertisement

“PD duhet të futet sa më shpejt në një proces zgjedhor të plotë. Nuk dinë të japin një udhëzim. Edhe me punët e organizimit lënë dështakët më të mëdhenj. Po shkon në degradim politika dhe shoqëria shqiptare. Këta nuk e dinë dëmin që po i bëjnë Shqipërisë. Vrasje e opozitës largon më shumë njerëz sesa politkat e Edi Ramës. Demokratët nuk e duan Bashën. Edhe pse Luli ka sigeln e PD është tre herë më dobët në Shkodër, Durrës e Lushnje”, theksoi Elezi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy