Kanosën njëri-tjetrin me armë, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kanosën njëri-tjetrin me armë, dy të arrestuar në Vaun e Dejës

Dy persona kanë rënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi gjatë një konflikti të çastit, në një lokal, kanosën njëri-tjetrin, me armë zjarri.

Në pranga ranë shtetasit Gerion Trokalaj dhe Alfred Palushaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Advertisement

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy