Kaos në seancën parlamentare/ Berisha përplaset me socialistët, në salle ikin edhe dritat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaos në seancën parlamentare/ Berisha përplaset me socialistët, në salle ikin edhe dritat

Ashtu siç pritej, seanca e sotme plenare eshtë mbizotëruar nga perplasjet dhe tensionet. Që në nisje të saj, në sallë u ndërpre energjia elektrike.

 

Për pak çaste e gjithë salla ishte në terr për shkak të një problem teknik të brendshëm.

 

Advertisement

Por ndriçimi nuk ishte i vetmi problem sepse në rinisje të seancës shpërthyen debatet mes kreut demokrat Sali Berisha dhe drejtuesitr të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, të cilin e akuzoi për trafik femrash.

 

SALI BERISHA

 

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“Po ai zotëria e dini që ka nxjerrë viza për moldave? Po, apo mendon se edhe ajo moldavja ka një familje që ka rënë pre e këtij? Është kapur në flagrancë për të nxjerrë viza për trafik femrash ai që keni kryetar grupi. “Një tradhtar i SHBA, një armik i egër i opozitë. Unë kam cenurë të plotë ndaj videoje dhe mesazhi erotik që vjen tek unë. Ç’kujton ti? Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama. Nuk jam unë ai që e dinë çfarë heqin ministrat në mbledhjen e qeverisë me fjalorin rrugaç që përdor. Unë nuk fyej publikisht. Përmenda emra unë aty. Asnjë emër, përse ju djeg ju kjo.”

 

Advertisement

Ndërsa për McGonigal Berisha tha se ka video që ai është kapur në momente erotike.

 

SALI BERISHA

 

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“I ftoj zonjat, konkretisht të kërkojnë, edhe ty të dogji miza pas kësule. Çfarë pate ti Elisa. Elisa, çfarë pati që u ngrite, po pse kapitulli erotik është kapitulli… si bëni kështu, a jeni në rregull apo jo, keni fiqir apo jo. Po çfarë është kjo. Po pse, erotizmin e McGonigal do të mbroni këtu. Po pse, ku e din ti që nuk kishte Allison në Shqipëria ai. Ku e din ti, pse të djeg ty. Çfarë ke.”

 

Advertisement

Në momentin që kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tentoi të merrte fjalën për t’u kundërpërgjigjur, demokrati Flamur Noka shkaktoi zhurmë duke i rënë bilblit.

 

Pasi shkaktoi kaos në sallë, Flamur Noka u përjashtua nga punimet parlamentare, ndërsa seanca u mbyll pas 1 orë e gjysmë debatesh dhe tensionesh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy