Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve të tjerë demokratë, mblidhet sot “Etika”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e dy deputetëve të tjerë demokratë, mblidhet sot “Etika”

Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Petrit Doda, pas tensioneve të krijuara në sallën e kuvendit gjatë seancës plenare.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema mëson se Sekretariati​ i Etikës në Parlament do të mblidhet këtë të premte, në orën 15:30, për të marrë një vendim mbi kërkesën e mazhorancës.

Ndërkohë, dy ditë mëparë deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.

Po ashtu, janë përjashtuar për 20 ditë deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy