Kaosi në pikat kufitare/ Rikthehet sistemi TIMS në Kapshticë dhe Kakavijë, probleme në Vlorë e doganat e tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vijon ende të jetë shqetësuese situate në shumicën e pikave kufitare të Shqipërisë pas rënies së sistemit TIMS si pasojë e një tjetër sulmi nga hakerat iranianë.

 

Lajmi i mirë është rikthimi në normalitet i punës në Kakavijë dhe Kapshticë.

 

Advertisement

Burime zyrtare për Vizion Plus bëjnë me dije se që nga ora 03.00 e ditës së  sotme është rikthyer normaliteti në pikën kufitare të Kapshticës që lidh Shqiperinë me Greqinë.

 

Ndërkohë në Kakavijë sistemi ka ardhur prej ores 02:00 te mengjesit të sotëm dhe po punohet me 3 sportele ne dalje. Deri në këto momente situata paraqitet normale dhe nuk ka radhe.

 

Advertisement

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Qafë Thanën, Goricën e Madhe dhe Tushemishtin ku po punohet me regjistra manual pasi nuk është rikthyer sistemi TIMS.

 

Burime zyrtare thanë se edhe në keto pika kufitare po punohet për të rikthyer sistemin kompjuterik në orët ne vijim të kësaj të diele.

 

Advertisement

Shqetësim vijon të jetë situate në pikën e kalimit të Portit të Vlorës ku ende nuk është rikthyer sistemi TIMS. Sipas Kapitenerisë pritet që në mbrëmje të niset një traget drejt Brindissit (Itali).

 

Edhe pika doganore e Bllatës në Dibër vijon të jetë pa sistemin TIMS. Aktualisht  po punohet me regjistra. Ndryshe nga një ditë më parë këtë të dielë nuk vihet re fluks i shtuar automjetesh dhe njerëzish që duan të kalojnë në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut nëpërmjet kësaj pike doganore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy