Kapen me automatik në autobus, policia operacione për arrestimin e personave me armë pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapen me automatik në autobus, policia operacione për arrestimin e personave me armë pa leje

Një operacion i policisë së Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave në terminalin jug-lindor të autobuzave. Në pranga kanë rënë Florjan Kollonata nga Korça dhe Xhentino Pllana nga Pogradeci.

Dy të rinjtë u kapën mesditën e kësaj të shtune me një armë zjarri tip kallashnikov. Gjatë kontrollit, blutë i gjetën të rinjve edhe një thikë, ndërkohë sekuestruar dhe 3 celularë.

Policia kishte informacione se ata e kishin sjellë armën e zjarrit nga Korça në Tiranë ku dhe u finalizua arrestimin. Ata kishin udhëtuar me autobus të linjës, ndërkohë që armën e kishin mbështjellë me një batanije.

Pritet që dy të rinjtë të merren në pyetje për të zbuluar arsyen pse sollën armën në kryeqytet, ndërkohë që kallashnikovi është dërguar për ekspertizë për të parë nëse është përdorur në krime të tjera apo jo.

Advertisement

Më herët policia e Tiranës arrestoi dy persona të tjerë me armë zjarri.

Në pranga ra Azemvllasi Elezi. Ky i fundit po udhëtonte me një shokun e tij dhe në momentin që i ka ndaluar policia ka tentuar që të largohet. Atij blutë i gjetën një pistoletë.

Ndërkohë forcat Shqiponja arrestuan edhe një tjetër 39-vjeçar i identifikuar si Edevaldo Haxhiu. Pasi u ndalua me mjetin e tij, policia gjatë kontrollit në mjet i gjeti atij një pistoletë dhe municione luftarake.

Edevaldo Haxhiu, rezulton një emër i njohur për policinë, pasi ndihmoi që të fshihej bosin turk të kriptovalutave, Faruk Ozer./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy