
Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ne banesen e tij u gjetën armë dhe municione luftarake.
Në kuadër të operacionit te koduar me emrin “Hill 2”, është bërë i mundur arrestimi i Andi Malokut, banues në Vorë.
Advertisement
Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një kallashnikov, pushkë dhe municione të tjera.
41-vjeçari rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje.
Advertisement