Kapja e kriminelit të kriptomomedhave/ Delegacioni i lartë i Policisë turke mbërrin në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapja e kriminelit të kriptomomedhave/ Delegacioni i lartë i Policisë turke mbërrin në Tiranë

Finalizimi i operacionit “Brain” solli në Shqipëri, një delegacion të lartë të Policisë turke.

 

Delegacioni turk që erdhi për vizitë në Policinë e Shtetit, me qëllim shprehjen e falënderimeve për kapjen e shtetasit shumë të kërkuar, prej muajsh, nga shteti turk, kryesohej nga Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, njëkohësisht edhe Drejtor i Departamentit të Krimit të Organizuar, z. Resul Holoğlu.

 

Advertisement

Përfaqësuesit e Policisë turke u pritën në takim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

 

Z. Holoğlu, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë turke dhe të Ministrit të Brendshëm turk, i shprehu z. Vocaj, falënderimet dhe vlerësimet për Policinë shqiptare, për realizimin me sukses të operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit. Përfaqësuesit e Policisë turke vlerësuan punën e shkëlqyer të FAST Albania, të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të DVP Elbasan e DVP Vlorë, për finalizimin e këtij operacioni. Gjithashtu ata kanë falënderuar strukturat e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, për shkëmbimin e shpejtë të informacioneve për këtë operacion.

 

Advertisement

Z. Vocaj theksoi faktin se Policia shqiptare ka qenë e angazhuar maksimalisht për kapjen e të shumëkërkuarit, duke zhvilluar shumë kërkime, në disa qarqe të vendit. Po ashtu, Vocaj evidentoi bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e dhënë nga Policia turke, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në atë të trajnimeve të punonjësve të Policisë, duke e cilësuar si një kontribut mjaft të çmuar dhe të vlefshëm për Policinë e Shtetit. Në vijim të takimit, ai theksoi nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në fushën e shkëmbimit të përvojës dhe eksperiencave, sidomos me Policinë Kriminale.

 

Edhe përfaqësuesit e Policisë turke vlerësuan bashkëpunimin dypalësh dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi dhe mbështetjen për Policinë shqiptare.

 

Advertisement

Rikujtojmë se gjatë operacionit “Brain”, të zhvilluar nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania dhe DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, më datë 30.08.2022, u kap në Himarë, 28-vjeçari turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy