
Fermerët e njësisë administrative Kotë ne Vlorë kërkojnë ndërhyrje emergjente ndaj rrezikut të karkalecit.
Fermerët janë të shqetësuar, pasi karkaleci ka krijuar habitatin e tij dhe po rrezikon të mbjellat e pranverës.
Ata kërkojnë mbështetje për pesticide për ta luftuar tani që ai është në fazën e parë,sapo ka lindur,ndërsa më vonë ai mund të dëmtojë gjithë zonën.
Fermeri thone se kane dezinfektuar me pesticide parcelat e tiyre, por kjo dozne është e pamjaftueshme ndersa problematika sipas tyre është goxha shqetësuese.
Për administratorin e njësisë Kotë, Arshi Krasniqi, ky problem është prej 5 vitesh dhe fermerët janë dëmtuar në masë të konsiderueshme.
Apeli i fermerëve të Kotës është për ndërhyrje të shpejtë, pasi për 10 ditë karkaleci rritet dhe asnjë pesticid nuk bën efekt.