Skema e subvencioneve në bujqësi/ Fermerët: Duam politika orientuese për të mbjellat, të krijohet regjistrimi i fermës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skema e subvencioneve në bujqësi/ Fermerët: Duam politika orientuese për të mbjellat, të krijohet regjistrimi i fermës

Pesë skema subvencionesh në ndihmë të bujqësisë do të zbatohen këtë vit.

 

Me fonde direkte do të mbështeten blegtoria, prodhimi në sera, peshkimi, si edhe bletaria.

 

Advertisement

Edhe këtë vit do të vazhdojë skema e mbështetjes me naftë falas për fermerët dhe për këtë janë vënë në dispozicion 950 milionë lekë. Aplikimi bëhet përmes portalit e-Albania, me vetëdeklarim.

 

Por përveç mbështetjes me fonde direkte, fermerët kërkojnë politika orientuese për kulturat bujqësore që duhet të mbjellin, me qëllim rritjen e eksporteve.

 

Advertisement

 

EDUART SHARKA

KREU I SINDIKATES SE FERMEREVE

 

Advertisement

“Duhet të penetrojmë në tregun e Evropës, ku çmimet e eksporteve janë trefish më të larta. Zgjidhja është orientimi i fermerëve për çka duhet të mbjellin për artikujt dhe për kulturat që kanë më shumë interes që të shiten.”

 

Po ashtu, shton Vizion Plus, kërkohet zgjidhja e problemit me certifikatat fitosanitare, që po bëhen pengesë për eksportet tona në tregun e huaj.

 

Advertisement

 

EDUART SHARKA

KREU I SINDIKATES SE FERMERVE

 

Advertisement

“Shumë rrjete marketesh kanë nxjerrë non-ograta produktet tona për shkak të analizave.. Duhet garantuar shërbimi i agronomisë, sistemi është në amulli totale, certifikata fitosanitare jepet nga një agronom që nuk e di se ku është mbjellë apo çfarë është përdorur, duhet krijuar libri ose regjistri i fermës.”

 

Me buxhetin prej 3.2 mld lekësh të vënë në dispozicion, Ministria e Bujqësisë synon të rrisë konkurrueshmërinë e prodhimeve bujqësore, të ndërtojë tregje të produkteve bujqësore dhe kafshëve të gjalla si edhe të digjitalizojë bujqësinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy