KAS regjistron PD/ Alibeaj: Konfirmim i detyrimit ligjor, të dalim me kandidat unik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KAS regjistron PD/ Alibeaj: Konfirmim i detyrimit ligjor, të dalim me kandidat unik

Kreu i Komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të KAS për të regjistruar këtë forcë politike në zgjedhje vendore, duke e cilësuar si konfirmim të detyrimit ligjor.

 

Alibeaj akuzoi sërish kryekomosionerin e KQZ, Ilirian Celibashin se iu ka shkaktuar demokratëve një dëm të madh duke mos e regjistruar në kohë PD në zgjedhje.

 

Advertisement

 “Vendimi i sotëm i KAS është konfirmim i detyrimit ligjor për të regjistruar PD në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vonesa gati dy javore për këtë proces, me autor kryekomisionerin Celibashi është një dëm që u është bërë demokratëve dhe shqiptarëve nga zgjatimet e politikës së vjetër në institucionet e pavarura kushtetuese”, deklaron ai.

 

Edhe në këtë reagim, Alibeaj shtriu dorën për kandidatët e ‘Primarëve’ duke bërë thirrje për bashkim përballë kundërshtarit.

 

Advertisement

“Me këtë rast, edhe njëherë ftojmë të gjithë kandidatët demokratë, pa asnjë dallim të bashkohemi dhe të prezantohemi me një kandidat të PD në zgjedhjet lokale. Le të lemë mënjanë mëritë dhe mosmarrveshjet dhe le të bëjmë më të mirën e mundshme përballë regjimit të Edi Ramës.”, shkruan Alibeaj.

 

KAS vendosi të “rrëzojë” Celibashin duke regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit Partinë Demokratike nën firmën e Enkelejd Alibeajt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy