Këlliçi: Ftoj Veliajn për të folur për shkollimin e tij dhe shkollimin tim në debat publik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi: Ftoj Veliajn për të folur për shkollimin e tij dhe shkollimin tim në debat publik

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me banorët e Freskut dhe Qesarakut këtë të dielë.

 

Në bashkëbisedim me banorë të zonës, Këlliçi përsëriti zotimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik do të bëhet falas.

 

Advertisement

“Pas 14 maji autobusi do të jetë falas për të gjithë Tiranën. Në qytet dhe në fshat. Ku do i gjej lekët Belind Këlliçi thonë! Fare lehtë, do i heq nga inceneratorët do t`ua jap juve. Do t`i heq nga tenderat që vjedh bashkia e Tiranës do t`ua jap juve”- u shpreh Këlliçi. 

 

Ai shtoi gjithashtu, se ky shërbim do të modernizohet, ndërsa deklaroi se kjo është një praktikë që ndiqet nga 250 qytete të botës. “Ne do të investojmë në modernizimin e autobusëve, në modernizimin e flotës. Do të bëjmë të mundur që stacionet e autobusëve të kenë një orar të afishuar, do t`i lidhim me GPS me autobusin, që ta dinë njerëzit kur vjen, sa vonon autobusi. Të keni një shërbim dinjitoz, nuk na mungon asgjë. Dhe t`u them diçka, se kam shpikur unë, e kanë 250 qytete të botës këtë praktikë”.

 

Advertisement

Gjithashtu ai përsëriti pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën. Belind Këlliçi theksoi se premtimi për nënkalimin te“Sheshi Skënderbej” do të zgjidhë problemin e trafikut në qendër të kryeqytetit.

 

“Çfarë vuani ju diçka tjetër, që nuk e kemi përmendur deri tani? Trafikun e tmerrshëm. Rrugës kur po vija këtu, ishte e rruga e bllokuar. Çmenduri, ditë  e shtunë, ishte ora 7:20 e mbrëmjes, trafiku bllokuar gjithë rrugët. Do të ndërtoj nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, për të shfryrë fillimisht 60% të trafikut në qendër dhe më pas valë-valë, do të lirohet trafiku në të gjithë Tiranën duke lidhur bulevardin “Zogu i Parë” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe duke bërë të mundur, në pikat kyçe të qytetit, ku janë pikat nevralgjike për sa i përket ngarkesës së trafikut, ne të ndërtojmë edhe nënkalime për këmbësorët. Jemi i vetmi vend ku semafori hapet njëkohësisht edhe për këmbësorin edhe për makinat. Kjo është e padëgjuar”-u shpreh Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

 

Advertisement

 

Për Erion Veliajn, Belind Këlliçi përsëriti ftesën për t`u përballur në debat publik, ku secili, përballë qytetarëve, të tregojë jo vetëm ofertat për Tiranën, por njëkohësisht të flasë edhe për arsimimin e vet.

 

“Nga Qesaraka, nga Fresku, e ftoj Erion Veliajn publikisht të vij në debat publik. Ta zgjedhë vetë televizionin, po ku të dojë ai, në Bashki të Tiranës po deshi. Le të marri dhe Ndragehtan me vete, le të marrin dhe mafien e betonit me vete, edhe unë do të jem I vetëm me ekipin tim, me zonjat, me zonjushat, me burrat e gratë e nderuar, specialistë, ekspertë, të cilët kanë hartuar programin më të mirë. E ndërkohë e ftoj në debat publik për të folur për Tiranën, për të folur për bilancin e punëve në këto 8 vjet dhe punët në 4 vitet e ardhshme. E ftoj dhe për një çështje tjetër, për të folur për shkollimin e tij dhe shkollimin tim, me që ai ka ngritur pikëpyetje për shkollimin tim”- tha Këlliçi.

Advertisement

 

Edhe në Qesarakë, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve, të mos e shesin votën në 14 maj dhe të mos intimidohen.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy