Këlliçi sulmon Veliajn: Nuk ka asnjë argument për të kundërshtuar transportin falas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi sulmon Veliajn: Nuk ka asnjë argument për të kundërshtuar transportin falas

Kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, iu përgjigj ftesës për të diskutuar rreth programit të tij elektoral, panelit “Profesionistët e lirë për Shqipërinë”. Mes 6 kandidatëve, Këlliçi tha se rivali i tij, Veliaj, vijon të refuzojë përballjen elektorale.

 

“Unë duke ju falenderuar për ftesën që më keni drejtuar dhe që në momentin e parë që më keni drejtuar një ftesë për të marrë pjesë në një takim të tillë kam qenë i hapur. Sigurisht nuk mund të rri pa shprehur keqardhjen që kryetari aktual i bashkisë sot e ka karrigen bosh, për të ardhur për t’u ballafaquar jo me mua, por në një debat, por në një diskutim të hapur, në një temë të lirë me profesionistë të të gjitha fushave si puna juaj. Për të folur për një bilanc për qytetin e Tiranës: çfarë punësh janë bërë në këto 8 vite, çfarë janë lënë pa bërë dhe çfarë do të bëhet”-tha Këlliçi.

 

Advertisement

Duke u ndalur tek premtimet elektorale, Këlliçi tha se bashkia Tiranë nuk ka asnjë argument bindes për të kundërshtuar nisëm për transport publik falas.

 

 “Kam dëgjuar një mijë e një arsye se pse ky premtim nuk bëhet, por në asnjë moment nuk kam dëgjuar asnjë arsyetim logjik apo racional, se ku bazohet kundërshtari politikë, le të themi, në këtë garë, për këtë qëndrim që mban. Dhe nga ana tjetër, unë kam dal me një qëndrim që nuk e kam shpikur unë. Është një praktikë që ndiqet në 250 qytete të botës, në disa kryeqytete. Zonja Kepi ka qenë para një jave në Maltë, në La Valeta, ku keni bërë një reportazh shumë interesant mbi benefitet që ka sjellë transporti publik falas në Maltë. Mbi faktin që është ulur trafiku në qytet, mbi faktin që është ulur në mënyrë të ndjeshme ndotja e ajrit në qytet, ka një barazi sociale dhe nga ky shërbim falas vetëm kanë përfituar qytetarët”.

 

Advertisement

Të njëjtin argument, Këlliçi përdori dhe për nënkalimin në sheshin “Skëndërbej”, që sipas tij do të zhbllokojë trafikun e Tiranës, por që bashkia e kundërshton pa argument të fortë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy