Këlliçi takon banorët e Sharrës: Vidhen 80 mijë euro në ditë nga inceneratori, duhet të investohen për ju

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi takon banorët e Sharrës: Vidhen 80 mijë euro në ditë nga inceneratori, duhet të investohen për ju

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi, takoi banoret e zonës së Sharrës me të cilët bisedoi rreth problemit të inceneratorit dhe kostos që ai ka për çdo qytetar të Tiranës. Sipas Këlliçit inceneratori është një prej aferave më korruptive të qeverisë dhe Bashkise së Tiranës.

 

BELIND KELLIÇI

 

Advertisement

“Ju nuk e keni idenë në aspektin financiar se çfarë vjedhje ndodh vetëm pak metra larg nga ju. 80 mijë euro në ditë vjedhin nga taksat e tua, të mijat, të gjithëve neve këtu. E di çfarë domethënë 80 mijë euro në ditë? Sikur një javë të hidhen ato lekë këtu në zonë, zgjidhet problemi me rrugicat hyrëse”

 

 

Belind Këlliçi u shpjegoi qytetarëve vizionin e tij për të ulur taksat dhe tarifat vendore.

Advertisement

 

“Kam dhënë premtim përgjysmimin e tarifës për hapsirën publike, përgjysmimin e tarifës për pastrim gjelbërimin, zerimin e taksës, edhe ti e paguan, për arsimin që është një taksë që ka mbledhur Erion Veliaj 41 milionë euro këto 7 vjet, dhe nuk ka ndërtuar një çerdhe, një kopsht, një shkollë për gjithë zonën e Unazës së Re, që janë 70 mijë banorë.”

 

Sipas Belind Këlliçit, nëse buxheti i bashkisë administrohet siç duhet dhe paratë nuk shkojnë tek incenratori, transporti publik pa pagesë është plotësisht i mundur.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy