Këlliçi takon Kongresmenë në SHBA: Qeveria ka kapur drejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këlliçi takon Kongresmenë në SHBA: Qeveria ka kapur drejtësinë

Deputeti demokrat Belind Këlliçi i ftuar në Capitol Hill në Uashington DC, teksa ka takuar 19 kongresmenë dhe ish-kongresmenë, ka ndarë sipas tij shqetësimin mbi gjendjen e demokracisë në Shqipëri dhe përkeqësimin e standardeve të lirisë dhe të drejtave të njeriut.

 

“Kapja e drejtësisë nga qeveria përmes një reforme të njëanshme dhe me axhendë, nuk i shërben qytetarëve dhe interesit publik. Qëndrimet e sponsorizuara pro-qeveritare të disa zyrtarëve. Po ashtu, mora garancinë se vëmendja ndaj zhvillimeve në Shqipëri, do të rritet nga ana e tyre, si dhe përpjekjet për të parë realitetin në sy, ashtu siç është, të padeformuar nga faktorë të ndryshëm”, shprehet Këlliçi.

 

Advertisement

Ķëlliçi ne facebook shkruan se ka siguruar miqtë amerikanë se Partia Demokratike është e angazhuar në betejë për ruajtjen e demokracisë dhe vlerave të lirisë, si aseti më i madh publik në një vend me orientim e vokacion pro-Perëndimor.

 

“Patëm dakordësinë se qëndrimet e vërteta dhe transparente të miqve dhe partnerëve amerikanë dhe europianë do ta ndihmojnë Shqipërinë për daljen nga udhëkryqi”, ka theksuar deputeti Belind Këlliçi nga Sh.B.A.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy