“Kemi tejkaluar pritshmëritë më optimiste”, Rama: Në 2030-ën synojmë 20 milionë turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kemi tejkaluar pritshmëritë më optimiste”, Rama: Në 2030-ën synojmë 20 milionë turistë

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria i ka tejkaluar pritshmëritë për sa i përket numrit të turistëve që kanë hyrë në vend tre muajt e parë të vitit.

Ai po ashtu ka deklaruar se synimi për vitin 2030 është të vijnë 20 milionë turistë në vend, por është ende herët për të bërë parashikime.

“Tani më nuk kemi një shqipëri të ndarë në një periudhë pa turizëm dhe pastaj me një periudhë me turizëm. Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e 365 ditëve të vitit aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të klëtij cirti ne jemi përballur me një rritje befasuese të nurmit të vizitorëve të huaj që kanë hyrë në shqipëri, i cili në janar, shkurt dhe në mars është 65% më i lkartë. Ndërkohë që nëse shkëpusim vetëm marsin, është mbi 90% më i lartë. Jemi përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numrit të turistëve që zhgënjen të gjitha pritshmëritë më optimiste, është me e lartë se pritshmëritë optimiste. Në një takim me operatorët turistikë, ata shpreheshin shumë të kënaqur që shifra e vizitorëve të huaj në Shqipëri kishte arritur 5 milionë dhe unë u thashë pas 5 vjetësh mos u çudisni kur të shkojmë 10 milionë. Shumëkush kishte arsye për ta vënë në diskutim këtë parashikim që nuk ishte si hedhje falli dhe si ato premtimet nga njerëz që e bëjnë këtë gjë për të kërkuar vota dhe pastaj i merr era. Ishte si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve që janë të bazuara në analiza faktike dhe në të dhëna konkrete.

Nëse i kthehem synimit tonë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në vitin 2030, kam shumë frikë se do të gaboja, pasi duhet të shikojmë edhe këtë vit dhe vitin që vjen”, tha Rama. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy