Kërkesa e Metës për hetim disiplinor për anëtarët e “Kushtetueses”/ Balla: Kërkon të krijojë artificë ligjore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesa e Metës për hetim disiplinor për anëtarët e “Kushtetueses”/ Balla: Kërkon të krijojë artificë ligjore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me kërkesën e Presidentit Ilir Meta për procedimin disiplinor të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se kërkesa e Kreut të Shtetit Meta nuk është e mbështetur në Kushtetutë dhe në ligj. Sipas Ballës, çdo zyrtar publik duhet t’i përmbahet me përpikmëri Kushtetutës dhe ligjeve, në mënyrë që të justifikojnë besimin e gjerë të publikut në Reformën e Sistemit të Drejtësisë.

 

Advertisement

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 

Lidhur me njoftimin e sotëm mbi një kërkesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë për procedimin disiplinor të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, vlerësoj se kërkesa e paraqitur nga ana e tij nuk është e mbështetur në Kushtetutë dhe në ligj.

Presidenti i Republikës duke u përpjekur të cenojë integritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe të vendim-marrjes së saj, po vijon veprimet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Akte këto, të cilat sollën dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë.

Advertisement

 

Është mëse qartë që vendimet e një procesi në Gjykatën Kushtetuese nuk mund të jenë në përputhje me “interesat” e një kërkuesi apo grupeve të cilat preken nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e ligjin, ndaj “pala e pakënaqur” nuk duhet të ndërmarrë akte të cilat pengojnë dhe vënë në provë sistemin e garancive të pavarësisë dhe paanshmërisë së Gjykatës Kushtetuese të një vendi.

 

Nëpërmjet kësaj kërkese të pabazuar, Presidenti i Republikës, kërkon të krijojë artificë ligjore lidhur me zhvillimin e proceseve të ardhshme pranë Gjykatës Kushtetuese, për të penguar, apo bllokuar zhvillimin e tyre. Reforma në Drejtësi ka krijuar dhe po vijon të krijojë “shqetësime” të vazhdueshme dhe për rrjedhojë do të shoqërohet me reagime apo presione me mjete joligjore, me të cilat organet e reja të sistemit të drejtësisë duhet të përballen.

Advertisement

 

Çdo zyrtar publik duhet t’i përmbahet me përpikmëri Kushtetutës dhe ligjeve, në mënyrë që të justifikojnë besimin e gjërë të publikut në Reformën e Sistemit të Drejtësisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy