Kërkesa për ekstradim në Kosovë, ish luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK Ulsi Manjën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesa për ekstradim në Kosovë, ish luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj kallëzon në SPAK Ulsi Manjën

Ish luftëtari i UÇK Dritan Goxha ka kallëzuar në SPAK ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.

 

Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se kallëzimi është depozituar ditën e djeshme, dhe ka të bëjë  me çështjen e tij për ekstradim në Kosovë e më pas në Hagë.

 

Advertisement

Ish-luftëtari i UÇK u arrestua në fund të muajit korrik të këtij viti me kërkesë të Gjykatës Speciale e cila kërkoi ekstradimin e tij në Hagë.

 

Por pak kohë më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, duke refuzuar në kete mënyrë kërkesën për ekstradimin e tij në Kosove dhe pastaj drejt Hagës.

 

Advertisement

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Goxhajn për veprat penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

 

45-vjeçari mohoi akuzat, ndërsa avokatët e tij e kanë quajtur arrestimin e tij në 31 korrik në Tiranë, politik.

 

Advertisement

Ulsi Manja në detyrën e ministrit jo vetëm  që pranon një letër porosi pa u përcjellë praktika e ardhur për ekstradim nga Ministria e Drejtësiëë së Kosovës me nënshkrimin përkatës të titullarit të saj , por pavarësisht eksperiencës së tij të mëparshme ligjore si prokuror  i Prokurorisë së Shtetit, pranon një kërkesë për ekstradim drejt Mbretërisë së Vendeve të Ulta Holandë, i vetëdijshëm se shteti shqiptar nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi me shtetin e Holandës”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy