Kërkesat e prindërve të fëmijëve me sindromën Down/ Meta: Institucionet të reflektojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesat e prindërve të fëmijëve me sindromën Down/ Meta: Institucionet të reflektojnë

Presidenti Ilir Meta mbështet kërkesat e prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Doën, që marshuan sot në Tiranë.

 

Meta nxit institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre dhe të reflektojnë.

 

Advertisement

“Solidarizohem dhe mbështes plotësisht kërkesat e drejta të prindërve dhe edukatorëve të përkushtuar të fëmijëve me sindromën Doën, që marshuan sot në Tiranë, për më shumë ndërgjegjësim, mbështetje dhe shërbime cilësore.
Nxis institucionet përgjegjëse shtetërore të dëgjojnë me përulësi kërkesat e tyre të drejta dhe të reflektojnë me përgjegjësi për më shumë solidaritet, dashuri dhe ndihmë të pakufishme në përkrahje të fëmijëve me sindromën Doën, për t’i ndihmuar fuqimisht për të zhvilluar potencialet drejt një jete të pavarur e të mirë-integruar”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy