Horrori në Fier/ Meta: Vrasja e të miturit thirrje alarmuese për institucionet shtetërore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Horrori në Fier/ Meta: Vrasja e të miturit thirrje alarmuese për institucionet shtetërore

Thirrje alarmuese për institucionet shtetërore e ka cilësuar presidenti Ilir Meta vrasjen e 8 vjeçarit,d itën e djeshme në Fier.

Sipas Metës, krimi makabër ka edhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale. Ai thekson se duhen ndërmarrë nisma konkrete për parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim.

“Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.
Krimi makabër i djeshëm, që i mori jetën një fëmije të pafajshëm, ka autor, por ka dhe bashkëpërgjegjës, që nuk kanë përmbushur detyrimet shtetërore, duke krijuar terrenin për këtë vepër penale.

Nuk mjafton, që përfaqësuesit e institucioneve të dalin me shprehje tronditëse për ngjarjen dhe ta dënojnë atë. Duhen ndërmarrë nisma konkrete për të forcuar hetimin, parandalimin e veprave të tilla nga individë, që dukshëm kanë premisat për të qenë recidivistë dhe për t`u përfshirë në krim, dhe për të cilët sistemi rehabilitues penitenciar dhe i post vuajtjes së dënimit, nuk ka funksionuar. Nuk kam fjalë për të ngushëlluar familjen e të voglit Mateo.
Zoti dhe drejtësia ua lehtësoftë dhembjen”, shkruan Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy