Kërkoi falje për bombardimet, Vuçiç: Qëndrimi i presidentit çek, historik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi falje për bombardimet, Vuçiç: Qëndrimi i presidentit çek, historik

Ajo që ndodhi në Pragë hyn në librat e historisë. Kështu e komentoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç, faljen e kërkuar nga homologu Milo Zeman, për bombardimet e Natos në 1999.

“Sot kemi dëgjuar dikë që ka marrë pjesë në bombardimet ndaj Serbisë, të thotë: “na falni”. Zeman është i vetmi që, pas shumë vitesh, ndërsa është ende në detyrë, të thotë një gjë kaq të madhe dhe të rëndësishme”, deklaroi ai.

Zeman, i cili në atë kohë ka qenë kryeministër i Çekisë, dha miratimin e tij për fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë. Kërkesa për falje erdhi të martën, pas një takimi në Pragë mes Zeman dhe Vuçiç.

“Dua të kërkoj falje për bombardimin e atëhershëm ndaj Serbisë. Dua ta lus popullin serb për falje. Gjithë kohën më ka munduar kjo gjë. Kur është vendosur për bombardimet, ne kemi qenë të anëtarësuar prej vetëm disa javësh në NATO. Kemi qenë të fundit që kemi dhënë pajtimin”, u shpreh Zeman.

Advertisement

Zeman është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy