Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jeton Lamit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jeton Lamit

Ish-efektivi i forcave operacionale Jeton Lami do të vijojë të mbetet në burg.

 

Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj ditën e zhdukjes së tij.

 

Advertisement

Lami iu drejtua Gjykatës së Lartë me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, por rekursi i tij u refuzua.

 

Jeton Lami vijon të mbahet në qeli ndërsa gjatë kësaj kohe prokurorët e kanë vizituar disa herë me shpresën se ai do pranojë të flasë rreth asaj që di për Ervis Martinajn. Lami ka dhënë arsye kontradiktore para prokurorëve, duke shtyrë dëshminë e tij. Edhe në momentin kur Lami doli para gjykatës së Laçit për tu njohur me masën e sigurisë, ai nuk pranoi të flasë, megjithëse nga ana e gjykatës, ju dha mundësia për të komentuar akuzat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy