Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin, autor i dyshuar i vrasjes së Nikulajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin, autor i dyshuar i vrasjes së Nikulajt

LEZHË – Nën masa të rrepta sigurie, portugezi Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023, u paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës, për tu njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.

Gjykata e Lezhës rrëzoi kërkesën dhe vendosi sërish masën “arrest me burg”.

Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani vendimi ishte i pa drejtë, dhe do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit.

“Në seancën e shkuar Prokuroria kishte paraqitur një dosje prej 500 faqesh, në të cilën nuk kishte asnjë provë konkrete ku të saktësonte që personi nën hetim Ruben Saraiva të ishte ai që ka kryer aktin kriminal. Ne sot i kërkuam Gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit, me një masë më të butë, për faktin se gjithë këtë periudhë Prokuroria nuk ka ende një provë konkrrete për klientin tim”, tha avokati.

Advertisement

E vetmja provë që ka Prokuroria, tha avokati, është dëshmia e një zonje, e cila është provë e pamjaftueshme.

Për sa i përket motorit të gjetur pas ngjarjes, avokati tha se çështja është sqaruar sot në Gjykatë dhe motori i Saraivës sipas tij, nuk ka lidhje me atë që është përdorur në ngjarje.

“Është gjetur një motor, por është gjetur në një vend ku nuk ka lidhje me Rubinin. Është gjetur dhe një motor tjetër me të cilin mendohet se ka lidhje shtetasi në fjalë, por ai motor për të cilin pretendon Prokuoria nuk është i ngjarjes. Sot u sqarua dhe në Gjykatë puna e motorit, unë e sqarova pasi e kundërshtova prokurorin por ai nuk kishte më çfarë të thoshte lidhur me këtë fakt”, shtoi avokati.

Seanca e cila u mbajt ndaj Saraivës më 11 mars, u shty për shkak se avokati i tij u njoh me fashikullin e dosjes hetimore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy