Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Apeli lë në qeli Jorgo Goron

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Apeli lë në qeli Jorgo Goron

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jorgo Goros për ndryshim të masës së sigurisë.

Ish-kryebashkiaku i Himarës do të vijojë të qëndrojë në qeli. Ai u arrestua më 23 mars pasi akuzohet për tjetërsim prone.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka, kanë tjetërsuar një pjesë toke në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të.

Advertisement

Vlen të theksohet se hetimi ka nisur fill pas kallëzimit penal të Fredi Belerit kundrejt Jorgo Goros për këtë çështje. Kallëzim Penal në SPAK ku më pas nisën hetimet për dosjen e pronave me ish ministren Xhacka. Hetime që nxorën në pah skandalin e tjetërsimit të një prone në bregdet me vulën e bashkisë Himarë ku përfitues ishte bashkëshorti i ministres, Artan Gaçi.

Së bashku me Goron u arrestuan edhe 4 persona të tjerë:

Jerasimo Bashi– ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë (Arrest shtëpie)

Vezir GjikokaJurist (Arrest shtëpie)

Advertisement

Stavri Mhilli– Përfituesi, akuzohet për falsifikim (arrest me burg)

Bilbil Aliaj-Ish-kreu i Kadastrës (Arrest shtëpie)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy