VIDEO/ I heshtur pas kafazit prej xhami, Jorgo Goro paraqitet në GJKKO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ I heshtur pas kafazit prej xhami, Jorgo Goro paraqitet në GJKKO

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i arrestuar më 23 mars, ditën e sotme është paraqitur në GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.

Gjithashtu në GJKKO janë paraqitur edhe personat me masë sigurie “arrest në shtëpi”, Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Vlorë, dhe Vezir Gjikolaj, ish-jurist i ASHK, Vlorë.

Jorgo Goro u arrestua me urdhër të SPAK më 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim prone.

Sipas SPAK Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas detyrimeve ligjore, kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të subjektit privat.

Advertisement

Kjo sipërfaqe toke e ndodhur në Dhërmi, Vlorë, pas regjistrimit në regjistrat publikë falë edhe veprimeve të kundërligjshme të personave përgjegjës (shtetasve të tjerë nën hetim Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka, kanë tjetërsuar një pjesë toke në favor të një subjekti privat, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të.

Vlen të theksohet se hetimi ka nisur fill pas kallëzimit penal të Fredi Belerit kundrejt Jorgo Goros për këtë çështje. Kallëzim Penal në SPAK ku më pas nisën hetimet për dosjen e pronave me ish ministren Xhacka. Hetime që nxorën në pah skandalin e tjetërsimit të një prone në bregdet me vulën e bashkisë Himarë ku përfitues ishte bashkëshorti i ministres, Artan Gaçi.

Bashkë me Goron, në burg ndodhet edhe përfituesi i pronës, Stavri Mhilli. Ndërsa tre persona të tjerë janë lënë në arrest shtëpie.

Jorgo Goro– Kryetar në detyrë i Bashkisë së Himarës (arrest me burg)

Advertisement

Jerasimo Bashi– ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë (Arrest shtëpie)

Vezir GjikokaJurist (Arrest shtëpie)

Stavri Mhilli– Përfituesi, akuzohet për falsifikim (arrest me burg)

Bilbil Aliaj-Ish-kreu i Kadastrës (Arrest shtëpie)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy