KESH nisjen shitjen e energjisë; çmimi 100 euro për megavat/orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të prurjeve të larta në Koman dhe Vaun e Dejës, veç shkarkimeve koorporata elektroenergjetike po shet energji elektrike.

 

Në faqen zyrtare, kesh hapi procedurën për të shitur një sasi energjie prej 19.200 megavatorësh për periudhën 22-24 nëntor.

 

Advertisement

Çmimi mesatar që u ofrua nga kompanitë e huaja në platformën e kesh ishte 100 euro/megavatorë.

 

Pas reshjeve intensive, furnizimi me energji elektrike për konsumin vendas mbulohet totalisht nga kaskada e Drinit.

 

Advertisement

Më herët, kesh doli në tregjet ndërkombëtare për të blerë një sasi energjie prej 42 mijë megavatorësh për të mbuluar furnizimin deri në 20 nëntor, me një çmim mesatar prej 200 eurosh për megavatorë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy