Këshillimi Kombëtar/ Rama: Le të dëgjojmë njëri tjetrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këshillimi Kombëtar/ Rama: Le të dëgjojmë njëri tjetrin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në lidhje me Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë.

Rama tha se çdo shtëpi shqiptare do të marrë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar përmes postës.

 

Ai ka asqaruar të gjitha hapat se si do të veprojnë qytetarët me formularët, plotësimin dhe dërgimin e tyre.

Advertisement

 

Mesazhi i plotë i kryeministrit Rama:

 

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin

Advertisement

Ju po njiheni dita-ditës me një nisëm të re të qeverisë, Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë. Përmes një pyetësori që po mbërrin nëpër shtëpitë tuaja, dua që t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku të merret mendimi i gjithsecilit mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë, familjen, drejtësinë, bashkëjetesën tonë demokratike.

Çdo shtëpi shqiptare do të marrë një pyetësor të Këshillimit Kombëtar përmes postës. Më të moshuarit mund ta plotësojnë pyetësorin dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim. Të tjerët mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes së Këshillimit Kombëtar online në platformën tonë të bashkëqeverisjes. Të gjithë do të mund të përdorin edhe pikat e Këshillimit Kombëtar që do të hapen në çdo bashki.

Është koha të nxjerrim të gjithë mësimet tona nga këto tre dekada përpjekje demokratike dhe të mos lejojmë që llogoret partiake apo kacafytjet për interesa personale brenda tyre, të na marrin peng të ardhmen në emër të së shkuarës, të klisheve të vjetra “i djathtë” “i majtë”, të besnikërisë ndaj atij apo atij tjetrit. Është koha të flasim më shumë si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz, se sa si luftëtarë llogoresh, mllefesh, inatesh kundër njëri-tjetrit. Është koha të dëgjohemi për mendimet dhe idetë e secilit për shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë, e të këshillohemi së bashku për vendimet me rëndësi për familjen shqiptare.

Le të dëgjojmë njëri-tjetrin, me kurriz nga llogoret partiake dhe sytë e imagjinatës nga e ardhmja e ndritur e Shqipërisë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy