Klos/ Del foto e autorit që vrau dy persona dhe veten, viktima i kishte ngacmuar vajzën, dy të plagosurit u qëlluan nga pakujdesia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klos/ Del foto e autorit që vrau dy persona dhe veten, viktima i kishte ngacmuar vajzën, dy të plagosurit u qëlluan nga pakujdesia

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Klos mesditën e kësaj tëe mërkure.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se 17-vjeçari që mbeti viktimë bashkë me të atin kishte ngacmuar vajzën e autorit.

 

Advertisement

Autori në debat e sipër ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

 

Përveç dy viktimave, të plagosur rëndë kanë mbëtur edhe dy persona të tjerë, Renato dhe Eglantin Hasula, të cilët janë të afërm të autorit dhe janë qëlluar nga pakujdesia.

 

Advertisement

Vetëm pak momente pas ngjarjes, autori Fiqiri Mjeshtri vrau veten pranë banesës së tij.

 

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar edhe dy persona të tjerë.

 

Advertisement

Plicia dhe Prokuroria po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy