
Dy të plagosurit Renato Hasula 14-vjeç dhe Eglantin Hasula 39-vjeç që mbetën të plagosur në ngjarjen e Klosit, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se i mituri është koshient, në gjëndje shendetësore relativisht të mirë, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë.
Advertisement
Babë e bir ndodheshin në të njëjtat ambjente ku ndodhi përplasja mes dy familjeve ndërsa bëhet me dije se janë qëlluar nga pakujdesia.