Klosi pranon vonesat me lejet në bregdet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Klosi pranon vonesat me lejet në bregdet

Pas kaosit të krijuar me situatën e lejeve për plazhet gjatë këtij sezoni, minsitri Blendi Klosi premton se procedurat do të mbyllen brenda katër ditëve. Gjatë një takimi me operatorë turistik të Durrësit, minsitri pranon se ka patur vonesa ndërsa procesi aplikimeve do të rihapet për ti dhënë mundësi edhe atyre që nuk arrtitën të aplikonin në kohë

 

 “Ne do na duhet ta mbyllim këtë punë në 3, 4 ditë përsa i përket gjithë problematikave që kemi të evidentuara për parcelat e aplikuara. Do të kemi një aplikim të ri në dy ditët që do të vijnë dhe do të kemi një nxitje tashmë nga vet strukturat tona qoftë qëndrore qoftë lokale për t’u kërkuar këtyre poseduesëve të plazhit aplikim urgjent dhe të kemi një mundësi që të veprojmë shpejt”, tha Klosi.

 

Advertisement

Sipas Klosit problematikat e konstatuara këto ditë shtrojne nevojën për të dalë në tërren dhe për të shmnagur situatat në vijim

 

“Është një situatë e cila ka ndodhur gjithmonë në këtë periudhë, por që padyshim do të duhet të sqarojmë përsa i përket këtij viti. Procesi zgjedhur nuk na lejonte që ta hapnim procesin e aplikimit të parcelave dhe ajo u hap vetëm mbas 25 prillit. Kemi të realizuar në këtë proces në shkallë të madhe. Kemi një situatë jo të keqe në Bashkinë e Durrësit megjithatë thashë ka nevoj që të jemi në terren për të përcaktuar problematikat përfundimtare, është shumë e nevojshme të jemi në terren”, tha ministri Klosi.

 

Advertisement

Përgjatë gjithë javës, policia është në terren për të kotrullaur lejet për shfrytëizmin e plazheve, për të shmnagur abuzimet dhe zënin e hapësirave publike. Ky aksion duket I nevojshëm por aspak në kohën e duhur.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy