Koalicioni me LSI/ PD publikon videon: Sot Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koalicioni me LSI/ PD publikon videon: Sot Berisha u strehua në partinë e Ilir Metës

Komisioni i Rithemelimit të PD-së i drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, LSI e Monika Kryemadhit dhe Partia Demokristiane e Nard Ndoka kanë depozituar sot në KQZ një marrëveshje për të formuar një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.

 

Partia Demokratike ka reaguar teksa ka publikuar nje video ndërsa shkruan se sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës.

 

Advertisement

“Shqipëria duhet të ndahet nga politika e vjetër që gjithçka e ka në funksion të interesave personale të politikanëve. Sot Sali Berisha u strehua te partia e Ilir Metës, e po i përdor demokratët për hallet e tij dhe të ilir Metës. Demokratët e kanë kuptuar se Sali Berisha dhe Ilir Meta po i përdorin, prandaj çdo ditë demokratët po dinstancohen nga farsa Berisha. Tashmë jo vetëm për demokratët por për të gjithë shqiptarët është e qartë se nëse zgjedh Berishën e Metën merr Ramën, nëse zgjedh Ramën merr Berishën dhe Metën”- shkruan PD.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy