Kodrat e Peshtanit në Fier përfshihen nga zjarri, digjen pisha dhe ullishte, era përhap flakët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kodrat e Peshtanit në Fier përfshihen nga zjarri, digjen pisha dhe ullishte, era përhap flakët

Një zjarr  i përmasave të mëdha , ka përfshirë mesditën e sotme ,kodrat e Peshtanit në Fier. Flaket janë perhapur me shpejtësi , të favorizuara nga era e forte, duke përfshirë një sipërfaqe të kondiderueshme me bimësi të dendur në pyllin me pisha dhe ullishte.

Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës në bashkinë Fier, Zija Hyka, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë tre automjete zjarrfikëse të cilat po punojnë me efektiv të plotë për të berë të mundur neutralizimin e flakëve.

Po sipas z. Hyka , zjarri i sotëm mendohet të jetë riaktivizuar pasi ditën e djeshme po në të njëjtin vend ka rënë një vatër zjarri e cila është fikur pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse.  Zjarri i sotëm ndodhet pranë kodrave  të  Likovunit, aty ku janë vendosur antenat televizive dhe të telefonisë celulare.

Ndërhyrja me mjete është e vështirë për shkak të terrenit të thyer kodrinor , ndërsa era e fortë e vështirëson edhe më shumë shuarjen e flakëve. Aksionit për fikjen e zjarrit i janë bashkuar edhe banorët e zonës të cilët po u vijnë në ndihmë forcave zjarrfikëse , duke përdorur mjete rrethanore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy