“Koka” e Metës në Kushtetuese/ Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Presidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Koka” e Metës në Kushtetuese/ Ja gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Presidentit

Deri të hënën parlamenti duhet të dorëzojë në gjykatën kushtetuese vendimin për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit të republikës.

 

Ky është rasti i parë në 3 dekada që gjyqtarët kushtetues do të vendosin për fatin e kryetarit të shtetit, pasi pavarësisht përplasjeve të çdo mazhorance me presidentët, asnjë shumicë nuk ka pasur 94 vota e ideja e shkarkimit nuk ka kaluar asnjëherë kufirin e deklaratave politike.

 

Advertisement

Sipas ligjit të gjykatës Kushtetuese, ben te ditur Vizion Plus, anëtarët e saj kanë 3 muaj kohë për të vendosur nëse shkarkimi i Ilir Metës kalon apo jo për t’u shqyrtuar në seancë plenare.

 

Dhe nëse këtë afat e shohim nga këndvështrimi që muaji gusht është pushim dhe nuk përllogaritet atëherë gjyqtarët kanë kohë deri në 14 tetor për të vendosur kalimin ose jo të çështjes Meta në seancë plenare.

 

Advertisement

Përgjatë kësaj periudhe presidenti dhe kuvendi përgatiten për të mbrojtur pozicionet e tyre para gjyqtarëve, por nga ana tjetër vetë gjykata kushtetuese pritet të pësojë ndryshime deri në vjeshtë.

 

Aktualisht, raporton Vizion Plus, Kushtetuesja ka 7 anëtarë; 3 të zgjedhur nga presidenti, 3 nga kuvendi, dhe Vitore Tushën së cilës i ka mbaruar mandati.

 

Advertisement

Por deri në shtator pritet që gjykata e lartë të ketë 10 anëtarë e të mund të zgjedhë 3 gjyqtarë në Kushtetuese.

 

Nëse kjo ndodh atëherë çështja e shkarkimit të Presidentit të Republikës do të gjykohet nga një trupë me 9 gjyqtarë.

 

Advertisement

Sipas ligjit për gjykatën Kushtetuese vendimet merren me 5 vota e mbetet për t’u parë nëse parlamenti do të bindë gjyqtarët nëse presidenti ka shkelur apo jo rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë./ O.Blaceri/ Vizion Plus.

 

 

ANËTARËT E GJYKATËS  KUSHTETUTESE

Advertisement

 

TË ZGJEDHUR NGA PRESIDENTI          TË ZGJEDHUR NGA PARLAMENTI                 TË ZGJEDHUR NGA GJYKATA E LARTË

1-Marsida Xhaferllari                                            4- Elsa Toska                                                  7- Anëtar

2-Sonila Bejtja                                                      5-Fiona Papajorgji                                           8- Anëtar

Advertisement

3-Përparim Kalo                                                   6- Altin Binaj                                                    9-Anëtar

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy