“Kokë-lopa”/ Zbulohet pseudonimi i policisë që u hodh nga kati i dytë për t’i shpëtuar arrestimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kokë-lopa”/ Zbulohet pseudonimi i policisë që u hodh nga kati i dytë për t’i shpëtuar arrestimit

Ka nisur këtë të diel seanca maraton për caktimin e masës së sigurisë për 28 të arrestuarit e operacionit “Shpirti” të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Posaçme, kanë mbërritur të arrestuarit, mes tyre dhe drejtues policie, prokurorë e zyrtarë të tjerë të cilët kanë rënë në pranga.

 

Pritet që seanca të zgjasë për shkak të volumit të madh të dosjes në ngarkim të të arrestuarve, por dhe numrit të madh të tyre. Në dosjen e siguruar nga “Vizion Plus”, zbulohen detaje nga trafikimi i lëndëve narkotike, nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe ndihma që i është dhënë nga policia.

 

Advertisement

“Ilirjan Duçellari, i cili njihej si Lani në ushtrimin e trafikimit të lëndëve narkotike kishte edhe  mbështetjen e Zv. drejtorit të policisë vendore të Vlorës, Ilirjan Balla, si dhe të oficerit të Policisë së Drejtorisë së kufirit dhe të Migracionit, Festim Lelaj. Në këto rrethana Lani arrinte që të garantonte një kalim të qetë të lëndës narkotike nga fugoni, në të cilin transportohej droga në rrugë tokësore nga vendi ku mbahej e fshehur për t’u ngarkuar në mjetin lundrues gomone dhe transportimin e saj nga brigjet shqiptare në drejtim të Italisë, me sigurinë që policia nuk do të tentonte ta bllokonte. Të gjitha veprimet që lidheshin me transportimin e  drogës, me ngarkimin e saj në mjetin lundrues dhe trafikimin e saj, kryheshin në praninë e punonjësve të policisë, që Ilirjan Balla dhe Ferstim Lelaj.”

 

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar edhe nofkën me të cilën njihej Festim Lelaj, oficeri i policisë që u hodh nga kati i dytë i banesës kur forcat policore shkuan për ta arrestuar.

 

Advertisement

“Në tetor të 2015, në shtator dhe tetor është mbledhur marijuana e punës, e do të bëhej në këtë mënyrë: Përsa i përket tokës ishte e kontrolluar nga ilirjani, ndërsa uji , deti nga një punonjës policisë së Shtetit , sepse Drejtoritë janë të ndara quhet Festim, “Kokë lopa”, është një mënyrë thirrje. Më duket se në atë periudhë punonte në Vlorë, e më pas është transferuar në një vend tjetër”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

 

Në pranga përfunduan 28 persona, mes të cilëve zyrtarë të lartë, ish-drejtues policie por dhe nënpunës të adminsitratës publike. Arrestimet u bënë në qytetin e Vlorës, Kavajës, Durrësit Tiranës, e Skraparit, gjatë operacionit të koduar me emrin “Shpirti”, si dhe në Itali, Spanjë dhe Mal të Zi.

 

Advertisement

Mes të ndaluarve është prokurori i Vlorës, Maskim Sota, si dhe Shefi i sektorit të trafiqeve në drejtorinë e përgjithshme, Ilir Balla, ndaj të cilëve Gykata e posaçme antikorrupsion ka caktuar masën e sigursë “Arrest Shtëpie” për Shpërdorim Detyre.

 

Në pranga përfunduan dhe dy policiët, Paul Deda dhe Hekuran Marku, të cilët dyshohet se e gjatë vitit 2016 kur ishin shoqërues të ish ministrit Saimir Tahiri trafikonin lëndë narkotike

Sipas spak, nga hetimet e kryera, rezulton se këta funksionar të lartë shpesh pronarë të drogës, organizonin dhe garantonin jo vetëm në rrugë tokësore por edhe detare që lënda narkotike të mëbrrinte e sigurt në brigejt e Puglias.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy