minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Konflikti nisi për një vajzë, si ndodhi plagosja në Lezhë! Pamjet nga vendi i ngjarjes - Struga.info


Konflikti nisi për një vajzë, si ndodhi plagosja në Lezhë! Pamjet nga vendi i ngjarjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konflikti nisi për një vajzë, si ndodhi plagosja në Lezhë! Pamjet nga vendi i ngjarjes

Alfred Marku mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë ditën e sotme në Tale të Lezhës.

Gazetari i Vizion Plus, Altin Mema ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Të shtënat u regjistruan në një zonë larg pushuesve në plazh, ndërsa dyshohet se sherri ka nisur për motive xhelozie.

Sipas të dhënave, autori kishte shkuar në plazh dhe ka qenë i shoqëruar me një vajzë, të cilën dyshohet se Marku e ka ngacmuar. Kjo ka bërë që autori, shtetasi me inicialet E.L, 30 vjeç dhe i plagosuri të përfshiheshin në konflikt.

Advertisement

Fillimisht ata kanë debatuar me tone të ashpra e më tej autori pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë ka plagosur Alfred Markun.

Pas ngjarjes ai është arratisur, teksa policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.

Ndërsa Marku ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy