Kongresi në Roterdam/ Jorida Tabaku voton Weber: Me mbështetjen e tij, PD do të jetë pjesë e EPP

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kongresi në Roterdam/ Jorida Tabaku voton Weber: Me mbështetjen e tij, PD do të jetë pjesë e EPP

Jorida Tabaku ka votuar këtë të martë në Roterdam për Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.

 

Përmes një postimi ne Facebook Tabaku ka konfirmuar votën e saj teksa shprehet se me mbështetjen e Weber, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e EPP.

 

Advertisement

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Ëeber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”- shkruan Tabaku.

Jorida Tabaku ka votuar në këtë kongres në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit pasi për herë të parë EPP, nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Partisë Demokratike.

 

Albana Vokshi si kryetare e Lidhjes së Gruas së PD-së, dhe deputeti Belind Këlliçi, si kryetari i Forumit Rinor të PD-së ndodhen gjithashtu në ROterdam por pa të drejtë vote.

Advertisement

 

Partia Popullore Evropiane ka vendosur te mbajë qëndrim neutral ndaj Partise Demokratike deri sa Gjykata e Apelit të vendosë per logon dhe vulën e PD.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy