Konsumimi i fotoksinës, mjekja: Vepron shpejt dhe me efikasitet të lartë, shumicën e rasteve ndihma që mund të japë mjeku është zero

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konsumimi i fotoksinës, mjekja: Vepron shpejt dhe me efikasitet të lartë, shumicën e rasteve ndihma që mund të japë mjeku është zero

Konsumimi i fotoksinës me efekt vetëvrasjen është një problem social që herë pas here trondit opinionin publik për shkak të rasteve të trishta të dhënies fund të jetës nga persona të ndryshëm. Lidhur me këtë problem sociale, në studion e emisionit “7pa5”, folën mjekja toksikologe, Suela Xhufi, si edhe psikologia, Eksena Qirici.

Mjekja theksoi se fotoksiona është një lloj toksine që vepron shpejt dhe me efikasitet të lartë, ndaj rastet e konsumit të saj në të shumtën përfundojnë në tragjedi.

“Roli ose efekti që ka është fatal sepse ndikon dhe futet në energjinë qelizore sepse futet në ADN e pacientit dhe ndihma që mund të japë mjeku është zero. Të gjitha rastet që shpëtojnë janë raste kur fostoksina ka qenë e skaduar ose ka marrë lagështirë para përdorimit”, tha ajo.

Për shkak të kohës së paktë në dispozicion dhe efikasitetit të lartë, mjekja thekson se procedurat e ndjekura nga bluzat e bardha janë të kufizuara.

Advertisement

“Mjeku nuk ka kohë të bëjë diçka, sepse koha e absorvimit është shumë e pakët, ajo është gaz dhe plus që lavazhin nuk e konsiderojmë, nuk e përdorim, duke qenë se është i kundërndikuar në këtë lloj helmi, nuk e përdorim si procedurë.”, shtoi ajo.

Kronikat televizive apo lajme të mediave online raportojnë thuajse çdo ditë për raste tragjike të vetëflijimit përmes fotoksinës, por megjithatë, mjekja theksoi se rastet janë në rënie krahasuar me periudhe të tjera kohore.

“Unë mendoj se kanë qenë në rënie, para 5 vitesh kanë qenë më të larta, mund të ketë pasur këto dy tre muaj, por në krahas me çfarë kanë qenë para 5-6 vitesh, kanë qenë raste shumë herë më të larta dhe unë e thashë edhe më herët më vjen çudi që nuk janë diskutuar më parë.”, tha ajo. “Një pacient kur ia del të shpëtojë mund të ketë post probleme pafund, ai mund të qëndrojë deri në 20 ditë në spital. Jep probleme kardiake, jep probleme të sistemin aspirator, jep pneunomi, mund të bëjë aspirim, jep probleme renale, sepse ai dëmton multi-organet. Që nga mosha 15 deri në 60 vjeç kemi pasur raste. Mosha e tretë e pinë zakonisht kur lihen vetëm nga fëmijët”, shtoi ajo./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy