Vajzë apo djalë/ Mjekja flet për mitet e shtatëzanisë, a mund të zgjidhet gjinia?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vajzë apo djalë/ Mjekja flet për mitet e shtatëzanisë, a mund të zgjidhet gjinia?

Shpesh herë, para se një çift të projektojë për tu bërë prindër, mund të ndodhë që të kenë dëshira të ndryshme për gjininë. Në përgjithësi, gratë kërkojnë vajza dhe burrat djem, e për të plotësuar dëshirat e tyre mundohen ta krijojnë shtatëzaninë në bazë të miteve.

 

Por mjekja gjinekologe Afërdita Manaj, në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus ka deklaruar se gjinia e fëmijës, në mënyrë natyrale nuk mund të përcaktohet. Duke hedhur poshtë mitet, mjekja thotë se askush nuk e di nëse veza do fekondohet me kromozonin X apo Y.

 

Advertisement

Në Ballkan është koncept i përhapur që duan djalë. E kërkojnë me ngulm. Por në mënyrë natyrale nuk mund ta zgjedhësh seksin. Ai zgjidhet vetëm në mënyrë laboratorike. Ka nga ata që thonë që ditët e para të evolucionit del djalë e pas ditëve të evolucionit del vajzë. Apo edhe ato kalendaret e vendeve aziatike. Por nuk përcaktohet gjinia e fëmijës, kë do zgjedhë veza për fekondim X apo Y”, tha mjekja.

 

Bazuar në legjendat se nëse të djeg stomaku, fëmija ka shumë flokë, gjinekologia tha:

 

Advertisement

Djegia e stomakut është e lidhur me hormonet. Kjo është e lidhur me pozicionin që merr stomaku në barrë, sepse stomaku shtypet me rritjen e fëmijës. Ka edhe të vjella që janë hormonale”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy